Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

NULL NULL
28.07.2026 11:41
Foto Ilustrim

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Rasti për të cilin dyshohen dy vëllezër është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për Klankosova.tv se i plagosuri është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit.

Sipas Sylës, pas trajtimit fillestar mjekësor, pacienti është dërguar për kujdes të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile, transmeton Klankosova.tv.

Po, është trajtuar ne Qendrës Emergjente dhe pas trajtimit të marrë në Qendrën Emergjente është transferu në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të tretmanit .

Ndërkohë, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

lajme të ngjashme