Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zidane flet për herë të parë si selektor i Francës

NULL NULL
28.07.2026 11:55

Zinedine Zidane ka folur pas emërimit si selektor i ri i Kombëtares së Francës, duke e cilësuar këtë detyrë si realizimin e një ëndrre të madhe.

Fillimisht ai filloj me një kërkesë për mbështetje të zjarrfikësve në shtetin e Francës të cilët ditëve të fundit janë duke u përballur me zjarre të larta në shtetin francez

Përshëndetje të gjithëve, faleminderit president. Dëshiroja të dërgoja një mesazh mbështetjeje për të gjithë zjarrfikësit dhe njerëzit që punojnë në sektorin e bujqësisë. Ky është mendimi im i parë”, u shpreh Zidane.

Legjenda franceze ka treguar se gjatë viteve të fundit ka refuzuar oferta nga klubet, pasi synimi i tij ishte drejtimi i “Gjelave”, transmeton Klankosova.tv.

Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e një ëndrre. Gjatë katër apo pesë viteve që kur ndalova së trajnuari, kam pasur oferta për t’u rikthyer në klube, por i refuzova të gjitha sepse kombëtarja e Francës ishte e vetmja punë që doja pas Real Madridit”, ka thënë Zidane.

Ai falënderoi Didier Deschampsin për punën e bërë dhe premtoi një kapitull të ri me ambicie të mëdha.

Do të vendos gjithë energjinë time në këtë ekip. Mezi pres të filloj”, u shpreh Zidane.

lajme të ngjashme