Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në Portin e Durrësit: Kamionisti nga Kosova në gjendje kritike

NULL NULL
28.07.2026 12:15
Foto: Albeu

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër automjet i rëndë.

Të dhënat e para tregojnë se viktima, një shtetas nga Kosova, kishte dalë nga kamioni i tij në momentin që u godit befas nga një mjet tjetër transporti.

Goditja e fuqishme i shkaktoi plagë serioze dhe ai u dërgua me shpejtësi në qendrën spitalore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton Albeu.com, transmeton Klankosova.tv.

Siç raporton më tej kjo media duke iu referuar burimeve spitalore, gjendja e tij paraqitet kritike.

lajme të ngjashme