Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kolegjiumi i degëve të LDK-së: Mbështetje e plotë për Abdixhikun dhe kryesinë

NULL NULL
29.06.2026 18:44

Kolegjiumi i Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në selinë qendrore të partisë, ku janë shqyrtuar zhvillimet e fundit politike në vend, rezultati zgjedhor, gjendja institucionale dhe angazhimi i LDK-së në këtë periudhë, ndërsa është rikonfirmuar mbështetjen e tyre për kryetarin aktual të tyre, Lumir Abdixhiku.

Pas diskutimeve, Kolegjiumi ka dalë me disa qëndrime dhe vendime.

Fillimisht, është vlerësuar lart angazhimi i të gjitha strukturave të LDK-së në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se partia ka shënuar rritje të mbështetjes qytetare brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga zgjedhjet paraprake. Në të njëjtën kohë, është kërkuar një analizë e plotë e rezultatit zgjedhor, me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe përmirësimit të organizimit dhe veprimit politik në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Kolegjiumi ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike dhe statutore, si dhe në angazhimin për stabilitet institucional në Republikën e Kosovës dhe përfaqësimin e vlerave të partisë në institucionet e vendit.

Në komunikatë theksohet gjithashtu përkushtimi i LDK-së për ndërtimin e institucioneve funksionale, respektimin e rendit kushtetues dhe ofrimin e zgjidhjeve në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Sa i përket organizimit të brendshëm, Kolegjiumi ka ritheksuar se këto çështje rregullohen nga Statuti i partisë dhe vendimet e organeve legjitime, duke bërë të ditur se zgjedhjet e rregullta për të gjitha strukturat drejtuese do të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, është bërë thirrje që të gjitha strukturat dhe anëtarët e partisë të fokusohen në forcimin e LDK-së, ruajtjen e unitetit dhe përmbushjen e përgjegjësive ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

 

lajme të ngjashme