Kluivert mund të largohet nga Roma NULL NULL 23.08.2022 21:49 23.08.2022 21:49 Justin Kluivert mund të largohet nga Roma për në Fulham, shkruan gazetari italian Rudy Galetti. Sulmuesi i Romës aktualisht është shumë pranë Premier ligës angleze, ku mund të shkojë fillimisht në formë huazimi, e më pas përgjithmonë. Justin Kluivert është djali 23-vjeçar i lojtarit legjendar të kombëtares holandeze, Patrick Kluivert. Ai erdhi në Romë katër vjet më parë nga Ajax. Ai ishte i huazuar në Nice dhe Leipzig. Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 15 milionë eurove. Sezonin e kaluar, ai shënoi gjashtë gola dhe dha gjashtë asistime në 31 ndeshje për Nice. Ai bëri edhe dy paraqitje për kombëtaren holandeze./kp/