Një djalë zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin në Polici NULL NULL 10.07.2026 09:02 10.07.2026 09:02 Një person është raportuar i zhdukur para dy ditësh në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, rastin e ka paraqitur nëna e të zhdukurit, e cila ka deklaruar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin policor 24-orësh./Klankosova.tv