Klubi mbretëror i basketbollit Real Madrid vjen në Kosovë NULL NULL nga Jon Ajeti 07.08.2021 19:34 nga Jon Ajeti 07.08.2021 19:34 Real Madrid Foundation Clinics në bashkëpunim me STE Robin Krasniqi dhe klubin Sigal Prishtina kanë arritur marrëveshje për organizimin e kampit të basketbollit që do të udhëhiqet nga trajnerët e klubit mbretëror. Kampi është i hapur për të gjitha grupmoshat e reja dhe fillon me 30 gusht kurse përfundon më 10 shtator, njofton Klan Kosova. Regjistrimet për të interesuarit fillojnë nga dita e martë (10 gusht), kurse detajet për procesin e regjistrimit do të bëhen të ditura në konferencën e radhës për media. Numri i pjesëmarrësve në këtë kamp do të jetë i limituar.