Klose emërohet trajner i Nurnbergut NULL NULL 11.06.2024 12:24 11.06.2024 12:24 Klose emërohet trajner i Nurnbergut Skuadra gjermane Nurnberg, e ka transferuar Miroslav Klosen. Veçse tash jo si futbollist por si kryetrajneri i skuadrës. Ish-sulmuesi i jashtëzakonshëm, i cili i mbushi të 46-tat të dielën, zejen e trajnerit e filloi në vitin 2016-të pasi u pensionua nga futbolli aktiv. Ai fillimisht u caktua si ndihmëstrajner tek kombëtarja gjermane. Nga 2018-ta i drejtoi kategoritë e reja të Fc Bayernit (U-17 dhe U-18). Ndërkaq, më pas punoi si ndihmëstrajner te skuadra e parë bavareze, ku luajti edhe vet për disa vite duke dhënë kontribut të çmuar. Klose luajti edhe për ekipet si Werder Bremen, Lazio etj. Përndryshe ai është një nga ikonat e kombëtares së Gjermanisë.