Klopp: Do të ishim të çmendur sikur të mos interesoheshim për Carvalhon NULL NULL 04.02.2022 11:53 04.02.2022 11:53 Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë që klubi i tij do të ishte i çmendur po të mos ishte i interesuar në futbollistin e krahut te Fulhami, Fabio Carvalhon. Ata dështuan që ta transferojnë në janar, mirëpo gjermani duket se ende nuk ka hequr dorë nga ai. “Nuk e di. Le ta shohim. Ne qartazi jemi të interesuar, dhe do të ishte çmenduri sikur të mos ishim”, ka thënë Klopp. “Qartazi, nuk është në duart tona. Ndodhi vonë pas afatit dhe nuk funksionoi. Le ta shohim se çfarë do të ndodhë”.