Klinë: Vetaksident, dy të lënduar NULL NULL 02.01.2024 12:24 02.01.2024 12:24 Foto ilustruese: Aksident Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Pejë – Prishtinë. Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:51 tek udhëkryqi i Klinës. Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Ata janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit për t’u trajtuar dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.