Kjo është vajza që u shpall këngëtarja më e re e operës në botë në moshën shtatëvjeçare NULL NULL 29.03.2022 09:52 29.03.2022 09:52 Guinness njoftoi se një fëmijë është shpallur këngëtarja më e re e operës në botë, pasi performoi si profesioniste në moshën shtatëvjeçare. Organizata e mbajtjes së të dhënave tha që Victory Brinker e fitoi rekordin në moshën shtatëvjeçare dhe 314 ditë pasi mori pjesë në tetë shfaqje profesionale në Lights and Legends të Teatrit Publik të Pittsburgh në vitin 2019. Performuesja, tani 10 vjeçe, gjithashtu bëri histori më 6 korrik 2021, kur u bë interpretuesja e parë e America’s Got Talent që mori një Golden Buzzer nga të katër gjyqtarët. “Unë fillova të këndoja në moshën dyvjeçare. Midis moshës 2 dhe 3 vjeç, mësoja përmendesh këngë të tëra. Unë gjithmonë këndoja”, tha ajo për Guinness. “Më pëlqen sfida e aranzhimeve të vështira, teknika e nevojshme për të kënduar, të gjitha”, tha Brinker, transmeton Klankosova.tv.