Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kina i kërkon Iranit të hapë Ngushticën e Hormuzit

NULL NULL
16.04.2026 07:19

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i ka kërkuar homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, të bëjë përpjekje për të rivendosur lundrimin normal në Ngushticën e Hormuzit.

Wang tha se ndërsa sovraniteti dhe siguria e Iranit në Ngushticën e Hormuzit duhet të respektohen dhe të mbrohen, liria dhe siguria e lundrimit përmes rrugës ujore duhet të garantohet gjithashtu, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se ekziston një interes unanim për hapjen e ngushticës.

Kina mbështet ruajtjen e armëpushimit dhe rifillimin e negociatave, shtoi Wang.

lajme të ngjashme