Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kina dhe Franca diskutojnë situatën në Gaza

NULL NULL
20.11.2023 15:09
Xi dhe Emmanuel

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron diskutuan luftën në Gaza në një telefonatë dhe ranë dakord “për të shmangur një krizë më serioze humanitare”.

Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, “Dy krerët e shteteve shkëmbyen mendime mbi konfliktin izraelito-palestinez dhe të dy besojnë se prioriteti kryesor është shmangia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës midis Palestinës dhe Izraelit, veçanërisht për të shmangur një krizë humanitare më serioze”, transmeton Klankosova.tv.

Xi dhe Macron të dy ranë dakord të mbajnë komunikim për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale dhe se një “zgjidhje me dy shtete” është mënyra themelore” për të zgjidhur konfliktin.

Telefonata vjen disa ditë para se një delegacion që përfshin Ministren e Jashtme francize, Catherine Colonna dhe diplomatë nga Autoriteti Palestinez, Indonezia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordania të takohen në Pekin për bisedime që synojnë një “depërshkallëzimin” në Gaza.

 

lajme të ngjashme