Kevin McCarthy shkarkohet nga pozita e liderit të Dhomës së Përfaqësuesve NULL NULL 04.10.2023 09:10 04.10.2023 09:10 Kevin McCarthy, nuk do të jetë më udhëheqës i Dhomës së Pëfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shkarkua pas një votë besimi. Kjo është hera e parë në histori që një zyrtar shkarkohet nga kjo pozitë. 216 votuan pro dhe 210 kundër. Deri tek shkarkimi i tij erdhi pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare, raportojnë mediat amerikane përcjell Klankosova.tv Ende nuk dihet se kush do ta pasojë 58 vjeçarin në këtë pozitë. Kongresi i ka rreth 40 ditë për ta arritur një marrëveshje që shmang mbylljen e Qeverisë amerikane. Procedura për shkarkimin e Kevin McCarthyt, u nis nga republikani Matt Gaetz, aleat i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai e ka akuzuar udhëheqësin e deritanishëm për arritjen e një marrëveshjeje sekrete me Shtëpinë e Bardhë për ta vazhduar financimin për Ukrainën, teksa është negociuar shmangia e mbylljes qeveritare në fundjavë. Kjo u hodh poshtë nga McCarthy.