Këto ushtrime stabilizojnë tensionin e gjakut NULL NULL 21.02.2019 16:10 21.02.2019 16:10 Tridhjetë minuta ushtrime në mëngjes kanë efektin e njëjtë me ilaçet për uljen e presionit të gjakut – dhe mbajtjen e tij të reduktuar për pjesën tjetër të ditës. Shkencëtarët në Australi zbuluan se një stërvitje e shkurtër – në këtë rast, një ecje me intensitet të moderuar – potencialisht mund të zëvendësonte nevojën për ilaçe në disa pacientë. Fondacioni britanik Heart mirëpriti hulumtimin, i cili është premtues në veçanti në lidhje me presionin e gjakut sistolik: tensioni në enët e gjakut kur ka rrahje të zemrës.