Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin në Serbi NULL NULL 21.12.2025 17:37 21.12.2025 17:37 Dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd – Nish, konkretisht tek nyja Umçari. Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se në veturën e aksidentuar ishin kushërinjtë Nazim dhe Shkëlzen Avdiu si dhe bashkëshortja e Shkëlzenit. Në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e Shkëlzenit, kurse ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda, transmeton Klankosova.tv. Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi Aks