Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla për pushime

NULL NULL
08.06.2015 13:47

Pavarësisht ku do të shkoni për pushime këtë verë, CNN ka paraqitur pesë mënyra që duhet të dini  disa gjëra që duhet të bëni para se të largoheni për pushime që të mos stresoheni, transmeton Klan Kosova.
 

Paketohuni mirë
Merr çanta që palosen vetë, në mënyrë që të vendosni suveniret nga vendi që do të vizitoni. Nëse fluturoni është më lirë të paguash për një çantë ekstra se një valixhe që tejkalon limitin e peshës të vendosur nga linja ajrore.

Merrni një set tualeti dhe paketojeni më parë. Kështu që do të jeni gati para se të largoheni pa harruar sendet personale.

 Merreni kutinë e ndihmës së shpejtë
Ndoshta në makinë ju mund të keni një kuti të thjeshtë të ndihmës së shpejtë. Nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, ndoshta nuk do të mund të shkoni në barnatoren më të afërt. Sigurohuni që i keni marrë të gjitha mjekimet e nevojshme si fasha, hydrocortisone, ibuprofen dhe një antibiotik.
Kudo që të shkoni, aplikacioni i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq mund t’iu ndihmojë si të veproni në situata emergjente, ku mund të priteni, emergjencë diabetike, djegie, apo alergji.

Hani shëndetshëm
Të hani jashtë në pushimet tuaja nuk është gjithmonë një zgjedhje mes çmimit të lirë, ushqimit jo shumë të shëndetshëm dhe të shtrenjtë, dhe një kuzhine të shëndetshme. Qëndroni larg ushqimeve të skuqura. Dhe mos u ndjeni sikur duhet të mbaroni të gjithë pushimin. Paketojeni pjesën që ju mbetet, pasi pjesa më e madhe e hoteleve kanë një frigorifer dhe mikrovalë, kështu që mund t’i ngrohni dhe t’i hani më vonë.

Sigurohuni për fluturimet dhe rregullat e tyre
Të dini se ku të drejtoheni nëse keni probleme gjatë udhëtimit me avion, mund t’ju ndihmojë të shijoni pushimet tuaja. Së pari, duhet të dini të drejtat tuaja. Departamenti i Transportit shpjegojnë se linjave ajrore u kërkohet se çfarë duhet të bëjnë nëse ka vonesa në fluturim apo jeni mbifaturuar.  Dhe kryesorja? Gjërat tuaja dhe mund të humben ose të harrohen diku, kështu që mos harroni të bëni sigurimin e gjithçkaje që keni marr me vete.

lajme të ngjashme