Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde, shfrytëzoi gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit

NULL NULL
21.03.2025 10:45

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka  ka kërkuar paraburgim ndaj të arrestuarit në flagrancë personin me inicialet Z.V., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja”

“I pandehuri Z.V., që nga data 01.03.2025 deri me datë 19.03.2025 e në vazhdimësi, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që i dëmtuari me datë 01.03.2025 kishte huazuar nga i pandehuri një shumë të caktuar parash, me afat të kthimit prej tre-katër ditësh”.

“I dëmtuari duke qenë në gjendje të rëndë financiare, nuk kishte arritur t’ia kthejë shumën e parave, duke kërkuar nga i pandehuri edhe dy ditë shtesë për kthimin e borxhit, ku i dëmtuari pas një jave ia kthen të hollat duke ia dhënë të dëmtuarit shumën e caktuar në emër të kamatës. Pastaj, i pandehuri pas një jave, në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale, i bënë presione të vazhdueshme të dëmtuarit, duke e kanosur me qëllim të detyrimit të të dëmtuarit që të veproj në dëm të pasurisë së tij, duke i kërkuar shuma të tjera të parave në emër të kamatës. I pandehuri me datë 20.03.2025 takohet me të dëmtuarin nga i cili pranon shumën e caktuar në emër të kamatës, dhe arrestohet në flagrancë nga policia”, njofton Prokuroria e Prizrenit, transmeton Klankosova.tv.

Me këto veprime, i pandehuri i lartëcekur, ka kryer veprat penale: “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

 

 

 

lajme të ngjashme