Kërkohet paraburgim ndaj policëve që rrahën qytetarin në Klinë (VIDEO) NULL NULL 02.07.2025 12:22 02.07.2025 12:22 Sot në Gjykatën Themelore të Pejës – Dega në Klinë, është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tre zyrtarëve policorë, Nezir Gashi, Shkëlqim Salijaj dhe Enis Elezaj, që dyshohet se të shtunën keqtrajtuan një qytetar gjatë arrestimit në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë. Pamjet nga rasti ishin publikuar të dielen, kanë ngjallur reagime lidhur me sjelljen e zyrtarëve të uniformuar. Ndaj tyre është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit. Prokurorja Majlinda Nallbani-Gacaferi, ka thënë se nëse ata lihen të lirë, atëherë ekziston rreziku i manipulimit të provave. “Ose pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmitarëve. Edhe në stacionin policor nuk ishin provat e njëjta me ato që janë parë në video”, deklaroi ajo. Por, ky pretendim është kundërshtuar nga avokat mbrojtës. Ata kanë kërkuar masën e “arrestit shtëpiak”.