Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në vrasjen e 34-vjeçarit në Podujevë NULL NULL 12.09.2023 16:45 12.09.2023 16:45 Foto: Arkiv Të hënën Podujeva u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në rrugën “Zahir Pajaziti” të këtij qyteti u vra një 34 vjeçar dhe mbeti e plagosur gruaja e tij. Lidhur me rastin është ndaluar një person, si i dyshuar, i cili ndihmoi në kryerjen e veprës. Ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit. Kështu njoftoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj. “Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Vrasja e rëndë” (ne bashkekryerje)”, tha ajo Klankosova.tv Ndërkaq personi i cili dyshohet se kreu vrasjen, është ende në arrati.