Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këngëtarja Loreta e mban Ramazanin, bëri iftar te “Shija e Anës” dhe nuk ia ndali këngës me super vokalin e saj

NULL NULL
23.03.2025 11:43

Si çdo të diel edhe sot te emisioni “Shija e Anës” ishte e ftuar një mysafire tjetër tejet pozitiv.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Lipjani, Loreta Zeqiri.

Vite më parë do ta zinte vendin e parë në mesin e mbi 140 shteteve pjesëmarrëse në Turqi.

Ajo posedon një zë që kur ta dëgjosh ta dridh shpirtin, një zë që nuk i duhen instrumentet muzikore që ta përcjellin.

Në “Shija e Anës” ajo i këndoi disa këngë si në gjuhën shqipe, por nuk munguan as ato turke.  Një kuriozitet, për vitin 2025 Loreta i ka të mbyllura të gjitha datat e koncerteve.

Përndryshe këngëtarja po e mban edhe Ramazanin, dhe në emision i ra që të hante iftarin.

Për të kuptuar ende më shumë dhe për ta dëgjuar super zërin e bukur të Loretës klikoni në linkun më poshtë:

lajme të ngjashme