Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kendall Jenner uron të dashurin pas fitores në Lojërat Olimpike

NULL NULL
07.08.2021 18:03

Kendall Jenner ka uruar të dashurin e saj, Devin Booker, pas fitores së Medaljes së Artë nga ky i fundit në Lojërat Olimpike në Tokyo.

Modelja e njohur e ka uruar basketbollistin, pasi ai dhe ekipi i basketbollit të SHBA-së mposhtën Francën në “Saitama Super Arena”, duke përfunduar kështu në vendin e parë në turneun e basketbollit për meshkuj.

Megjithëse ajo nuk përdori fjalë për të përshkruar krenarinë dhe mbështetjen e saj, Jenner thjesht ia bashkëngjiti një emoji me medalje fotografisë që e kishte bërë në ekran në të cilën shihej ylli i Phoenix Suns duke festuar në fushë bashkë me skuadrën 12-anëtarëshe amerikane, shkruan People, përcjell Klankosova.tv.

Booker shënoi dy gjuajtje të lira dhe luajti gjithsej 22 minuta në këtë ndeshje.

Jennner dhe Booker u lidhën për herë të parë në prill të vitit 2020, por ata nuk e bënë zyrtare lidhjen e tyre në Instagram deri në ditën e Shën Valentinit.

lajme të ngjashme