Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2026 22:15
Hashim Thaçi, Bedri Hamza dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me kthimin e tyre, sipas tij, do ta rrisin PDK-në.

Pos tjerash, i pari i partisë, tha se Thaçi dhe Veseli nuk kanë thënë se do merren me politikë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne presim, edhe pse në mënyrë të padrejtë u shty vendimi për në shtator, ne presim që liderët tanë, s’ka asnjë logjikë dhe as fakt përveç që të ketë një vendim lirues, dhe do të jetë një situatë, zgjedhjet e brendshme, kthimi i liderëve. Unë nuk mund të paragjykojë se a do të merren ata me politikë, është në të drejtën e tyre, asnjëherë me mua nuk e kanë thënë që do të jenë pjesë e politikës, por megjithatë Partia Demokratike e Kosovës kalon në një nivel tjetër të mundësisë që të ketë rezultat më të mirë, sesa që e ka pasë në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Hamza në Klan Kosova.

lajme të ngjashme