Mposhtet nga Shqipëria, Kosova humb shansin për kualifikim NULL NULL 02.07.2026 21:45 02.07.2026 21:45 Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një tjetër disfatë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”, duke u mposhtur nga Shqipëria në një ndeshje ku humbi edhe shanset për kualifikim në raundin e dytë. Në përballjen e zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën thuajse të zbrazët “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova u mposht me rezultat 89-82 nga Shqipëria. Me këtë humbje, përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe gjasat për të avancuar më tej në garën kualifikuese, duke mbetur me vetëm një ndeshje të mbetur në Grupin C. Ndeshjen e fundit, Kosova do ta zhvillojë më 5 korrik në udhëtim ndaj Sllovakisë. Kosova një pikë epërsi ndaj Shqipërisë