Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelmendi, pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Pavarësi të Drejtësisë Penale

NULL NULL
10.03.2025 19:10

Me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë së Sllovenisë dhe Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt BE-së – Fuqizimi i Integritetit dhe Pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Ljubljanë të Sllovenisë.

Kjo konferencë bashkoi udhëheqës të institucioneve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë, agjencive ligjzbatuese, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërisë civile për të diskutuar prioritetet dhe sfidat e përbashkëta në çështjet e sundimit të ligjit, përkatësisht forcimin e kulturës së integritetit të institucioneve, angazhimin drejtë fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkëmbimin e përvojave nga fusha e drejtësisë penale, transmeton Klankosova.tv.

“Përveç U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në këtë konferencë janë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Ministrja e Drejtësisë, Drejtori i Policisë dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, thuhet tutje në komunikatën për media.

lajme të ngjashme