Kearns: Konvoi i parë me ndihma humanitare po hyn në Gaza NULL NULL 21.10.2023 09:28 21.10.2023 09:28 Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se konvoi i parë nga Egjipti me ndihma humanitare po hyn në Gaza. Kearns tha se ky është një lehtësim i madh dhe se shpreson se shtetasit e huaj do të lejohen që të largohen nga Gaza. “Por është absolutisht jetike që kufiri tani të hapet në baza të rregullta për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve”, tha Kearns, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Egjipit deri më tani ka bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.