Katy Perry dhe Alesso bëhen bashkë në këngën e re (VIDEO) NULL NULL 29.12.2021 19:34 29.12.2021 19:34 Katy Perry po kthehet në “pistën e vallëzimit”! Këngëtarja e “Teenage Dream” u bashkua me Alesso për një bashkëpunim të ri të quajtur “When I’m Gone” dhe kënga sapo mbërriti. “Jam shumë i emocionuar që më në fund u publikua kënga. Kemi pritur gjatë gjithë vitit për t’ua prezantuar. Jam i nderuar të bashkëpunoj me Katy-n në një këngë kaq të mrekullueshme kërcimi dhe me ESPN-në për t’u bërë artistët e parë që bëjnë premierë videon tonë muzikore në gjysmën e parë të Kampionatit Kombëtar të Playoff-it të Kolegjit të Futbollit. Më pëlqeu të punoja me të dhe mendoj se kjo këngë dhe videoja dolën super të veçantë”, tha Alesso.