Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër të arrestuar pas një vjedhjeje në një bazë ajrore britanike

NULL NULL
27.06.2025 13:25
Baza ajrore britanike “RAF Brize Norton”.

Policia kundër terrorizmit ka arrestuar katër persona pasi disa avionë ushtarakë u spërkatën me bojë gjatë një ndërhyrjeje të paligjshme në bazën ajrore britanike “RAF Brize Norton”, në një incident që u mor përsipër nga një grup pro-palestinez.

Policia ka arrestuar një grua 29-vjeçare dhe dy burra, njëri i moshës 36 dhe tjetri 24-vjeçar, të dy nga Londra, me akuza për terrorizëm.

Një grua 41-vjeçare, pa vendbanim të caktuar, u arrestua me dyshimin për ndihmë ndaj një shkelësi.

Të dyshuarit e moshës 24, 29 dhe 36 vjeç dyshohen për “kryerje, përgatitje ose nxitje të akteve të terrorizmit”, raporton  BBC, transmeton Klankosova.tv.

Arrestimet u kryen në Newbury, Berkshire dhe të gjithë të dyshuarit kanë mbetur në paraburgim.

Policia antiterroriste  nuk dha detaje të mëtejshme rreth individëve që kishte arrestuar, as lidhjen e tyre të dyshuar me incidentin.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.