Katër simptomat që nëse meshkujt mbi 40 vjeç i kanë duhet patjetër të kontrollohen NULL NULL 19.11.2021 22:52 19.11.2021 22:52 Ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje që të bëni kontrolla rutinore tek mjeku i përgjithshëm. “Nuk ka asnjë problem që një mashkull i shëndetshëm të shkojë te mjeku për ekzaminime, e dhe konsultime parandaluese shëndetësore, megjithatë meshkujt priren të presin derisa të kenë simptoma përpara se të vizitojnë mjekun e tyre të përgjithshëm”, thanë ekspertët. Ata treguar katër simptomat që nëse meshkujt mbi 40 vjeç i kanë duhet të kontrollohen: 1.Tensioni i lartë i gjakut Është e rrallë që ju të keni simptoma të presionit të lartë të gjakut, por nëse nuk zbulohet mund të shkaktojë probleme të tilla si sulme në zemër ose goditje në tru. Prandaj, është e rëndësishme që të bëni teste të rregullta të presionit të gjakut dhe kolesterolit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. 2.Humor i keq Shumë njerëz përjetojnë humor të dobët herë pas here, kjo është vetëm pjesë e të qenit njerëzor. Por, nëse disponimi juaj po bëhet i vështirë për t’u menaxhuar dhe jeni duke luftuar, kjo është diçka që duhet ta mbani në sy. Gjendjet e shëndetit mendor janë shpesh më të vështirat për t’u dalluar dhe për të kërkuar ndihmë. 3.Urinim më i shpeshtë Urinimi më i shpeshtë është një nga shenjat kryesore të kancerit të prostatës, i cili është kanceri më i diagnostikuar tek të gjithë meshkujt. Për të diagnostikuar kancerin e prostatës përdoren testet e gjakut PSA, si dhe një ekzaminim rektal. 4.Testikujt e zmadhuar Zgjerimi i testikujve është një nga simptomat kryesore të kancerit të testisit. Simptoma të tjera kryesore përfshijnë edhe një grumbullim i papritur i lëngjeve në skrotum.