Katër nga artistët më të mirë bashkëkohorë të Evropës, të gjithë shqiptarë, në një vend NULL NULL 30.05.2021 12:25 30.05.2021 12:25 Artistët e njohur shqiptarë, Alban Muja, Petrit Halilaj, Flaka Haliti dhe Anri Sala, janë takuar me njëri-tjetrin, ata e kanë realizuar një fotografi dhe këtë e kanë shpërndarë në rrjete sociale. Artistja Arlinda Ramadani e ka publikuar fotografinë e artistëve në Tëitter, duke thënë se fuqia e artit dhe e dashurisë tregojnë se kush janë ata. “Të ndalemi një moment dhe ta shijojmë këtë fotografi: Petrit Halilaj, Anri Sala, Flaka Haliti dhe Alban Muja – një shtëpi e mbushur me disa prej artistëve më të mirë bashkëkohorë në të gjithë Evropën”. “Fuqia e artit, fuqia e dashurisë dhe fuqia e tyre tregojnë se kush jemi ne. Nga Shqipëria, dhe nga Kosova me dashuri”, ka shkruar Ramadani. So. Let’s take a moment to enjoy this photo: @halilaj_petrit, #AnriSala, @flakahaliti & @albanmuja – a full house of the some of the best contemporary artists in entire Europe. Power of art and power of love and power of them showing who are we. From #Albania to #Kosova me dashni pic.twitter.com/4lhWvtSiBI — Arlinda Ramadani (@ArlindaRamadani) May 29, 2021