Katër largime nga FC Ballkani NULL NULL 10.06.2021 00:39 10.06.2021 00:39 Klubi i Futbollit Ballkani ka lëshuar një deklaratë se drejtori sportiv Avni Bytyqi, sulmuesit, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku, mbrojtësi Arbër Shala, kanë ndarë rrugët me klubin therandas. Në orët e vona të së mërkurës, përmes rrjetit social Facebook, Ballkani e bëri të ditur lajmin për të ardhmen e drejtorit dhe lojtarëve, njofton Klankosova.tv Mirlind Daku, i cili këtë sezon kishte pasur në total 31 gola, në fund të muajit qershor i skadon huazimi dhe do të kthehet të klubi i tij NK Osijek të Kroacisë. “Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat”, thuhet në deklaratën e Ballkanit. Po ashtu në huazim ishte edhe Arbër Shala nga Renova Dzepciste e Tetoves edhe këtij i skadon kontrata në fund të këtij muaji. “Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij”, thotë FC Ballkani. Edhe Arbër Hoxhës i skadon kontrata këtë muaj por ky i fundit bashkë me Avni Bytyqin nuk kanë zgjedhur që të vazhdojnë rrugën me Ballkanin. “Drejtori sportiv Avni Bytyqi ka vendosur qe të tërhiqet nga detyra duke lënë kështu një zbrazëti, si dhe gjurmë të thellë në ngritjen e kapaciteteve të klubit tonë”, cilëson FC Ballkani. “Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Europës”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Ballkani. Ballkani këtë sezon përfundoi në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në Futboll, pas Dritës e cila kishte vetëm dy pikë më shumë se therandasit.