Katër automjete përfshihen në një aksident zinxhiror në rrugën Gjilan-Prishtinë (FOTO) NULL NULL 29.10.2025 12:09 29.10.2025 12:09 Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Parallovë. Në aksident ishin të përfshirë katër automjete. Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani tha për Klankosova.tv. tha se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. “Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti,” ka deklaruar Hashani për Klankosova.tv. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.