Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kartmonedhat e mëdha: Mbi 180 mijë ”lejla” u dorëzuan në BQK (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 18.02.2024 20:57

Para si këto u numëruan shumë nga 1 shkurti i këtij viti në Kosovë.

Madje plot 180 mijë e 500 copë kartëmonedha në vlerë 500 euroshe, u depozituan deri më 16 shkurt nga qytetarët nëpër bankat komerciale e më pas në Bankën Qendrore të Kosovës.

Kjo si shkak i Rregullores për Operacione me Paratë Gatshme, që parasheh tërheqjen e kësaj bankënote nga qarkullimi.

Një praktikë e tillë sipas ekonomistëve, në botë ka nis së zbatuari moti.

Shuma prej 90 milionë e 250 mijë eurosh që u deponua në 500-she nga kosovarët, është e lartë për ish-anëtarin e bordit të BQK-së, dhe paraqet shkallën e asaj që quhet ekonomi e hirtë.

Që të shmanget informaliteti, kartëmonedhat me ngjyrë rozë duhet arsyetuar kur dorëzohen.

Ndalimin e ri-qarkullimit të kësaj bankënote po shihet si mbrojtje të fuqisë së euros.

Rregullorja e re e BQK-së u përfol shumë, pasi u ndalua përdorimi i valutave jo-euro si mjete pagese përfshirë edhe dinarin serb.

 

lajme të ngjashme