Kapja e Maduros, Shtëpia e Bardhë poston meme në rrjetet sociale NULL NULL 04.01.2026 08:31 04.01.2026 08:31 Shtëpia e Bardhë ka postuar në X një sërë mesazhesh, memesh dhe imazhesh në lidhje me operacionin ushtarak në Venezuelë, ku Nicolas Maduro u kap nga forcat amerikane. Në njërën prej tyre, “FAFO” përdoret për të theksuar idenë se Donald Trump e ka seriozisht kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Kjo u përdor nga sekretari i mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp, në të cilën ai bëri këtë vlerësim për Maduron, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. No games. FAFO. pic.twitter.com/brCiNvCK8u — The White House (@WhiteHouse) January 3, 2026 Një fotografi e Trumpit duke vëzhguar operacionin ushtarak në Venezuelë shoqërohet me mesazhin “mos luani lojëra”, duke përsëritur komentin e sekretarit të shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, i cili lëshoi një paralajmërim për vendet e tjera. “Mos luani lojëra me këtë president”, paralajmëroi ai. President Trump is a man of action. If you don’t know, now you know. pic.twitter.com/G8DH20m9Dm — Department of State (@StateDept) January 3, 2026 Postimi përfshin tekstin: “Presidenti Trump është një njeri i veprimit. Nëse nuk e dini, tani e dini.”