Kapet në Morinë një 36-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge NULL NULL 07.01.2023 09:48 07.01.2023 09:48 Një shtetas turk i shpallur në kërkim është arrestuar në Morinë. 36-vjeçari K. S. është i dënuar me 25 vjet burgim për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit. Në vijim të veprimeve shtetasi K.S. u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews.al