Kandidatja për presidente, Feride Rushiti shihet në ambientet e Kuvendit të Kosovës NULL NULL 28.04.2026 15:56 28.04.2026 15:56 Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Feride Rushiti është parë sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, ajo shihet teksa futet në një veturë, derisa po përshëndetej me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca dhe deputetët e VV-së, Ardian Gola e Ilir Kërçeli. Nuk ka ende asnjë deklaratë publike nga vetë Rushiti në lidhje me kandidaturën e saj, derisa PDK dhe AAK kanë bërë thirrje që e njëjta të tërhiqet nga gara pasi gjithçka është “lojë e Albin Kurtit”, raporton Klankosova.tv. Ndërkohë, seanca u shty për herë të dytë pasi opozita nuk mori pjesë. E treta është thirrur për në orën 19:00.