Kancer dhe rrezik i shtuar nga formaldehidi në trajtimet e flokëve NULL NULL 05.01.2025 11:04 05.01.2025 11:04 Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, ka paralajmëruar se formaldehidi, një kimikat i përdorur gjerësisht në trajtimet për drejtimin e flokëve, paraqet rrezik serioz për shëndetin. Ky kimikat, i njohur edhe si formalinë apo metilen glikol, lëshon gaz toksik gjatë trajtimeve me nxehtësi, i cili mund të thithet dhe të shkaktojë irritim të syve e frymëmarrjes, si dhe rrezik të shtuar për kancer, transmeton klankosova.tv. Rreziqet janë veçanërisht të larta në hapësira me ventilim të dobët, si sallonet apo banjat. AAMM, thekson se ekspozimi i gjatë ndaj këtij kimikati mund të dëmtojë funksionin e mushkërive dhe të rrisë problemet alergjike dhe astmatike, përveç rrezikut të kancerit. Ekspertët nxisin kujdes maksimal gjatë përdorimit të këtyre produkteve.