Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kancelari Stocker vlerëson rolin e diasporës kosovare në Austri

NULL NULL
24.03.2026 10:31
Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri Albin Kurti, pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Në letrën drejtuar Kurtit, Stocker i uroi kryeministri suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Stocker gjithashtu theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet dy vendeve dhe popujve janë më të rëndësishme se kurrë.

Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me Kurtin.

Kancelari Stocker, po ashtu e uroi kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.

lajme të ngjashme