Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampion bote me 53 goditje në 85 sekonda

NULL NULL
08.12.2015 14:29

Daniel Jacobs mbrojti me sukses titullin në versionin WBA. Me 53 goditje në harkun e 85 sekondave, kampioni i peshave të mesme në boks hodhi në tapet rivalin Peter Quillin, në raundin e parë.

Goditje të furishme të boksierit nga Brooklyn , që nuk i lanë shpëtim kundërshtarit të tij nga Chicago, duke ngritur peshë entuziazmin e publikut në Barclays Center të New York-ut.

Gjyqtari i dha fund sfidës pas vetëm 1 minute e 25 sekonda, duke i shkaktuar Peter Quillin disfatën e parë në karrierë, në 34 duele si profesionist.

Për Jacobs kjo ishte fitorja e 11-të radhazi, prej humbjes me “knockout” përballë Dmitry Pirog, disfata e tij e vetme në 32 duele në karrierë.

Kampioni në fuqi u shpreh i hapur për një tjetër duel përballë Quillin, i cili në këtë sfidë arriti ta godiste vetëm dy herë kundërshtarin, por gjithsesi u ngushëllua me përfitimin e 1,5 milionë dollarëve nga ky duel.

Në vitin 2011 Jacobs u diagnostikua me një formë mjaft agresive kanceri, e cila i shkaktoi paralizën e pjesshme të këmbëve. Ai u kthye në ring pas kurimit 19-mujor dhe në Gusht të vitit 2014 fitoi titullin botëror në versionin WBA te peshave të mesme përballë australianit Jarrod Fletcher./supersport.al/

lajme të ngjashme