Kampi Nacional në Hajvali do të bëhet me 14,000 ulëse NULL NULL 13.03.2025 12:39 13.03.2025 12:39 Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe miratuar 22 projekte. Siç njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në këtë mbledhje u miratua projekti i FFK-së, i cili do ta shndërrojë Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një stadium të kategorisë së katërt. “FFK ka siguruar mbështetje financiare për vendosjen e 14,000 ulëseve në këtë stadium, si faza e fundit e kompletimit të Shtëpisë së Kombëtares së Kosovës”, u tha në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv