Kamioni godet për vdekje një person në Pejë NULL NULL 15.08.2025 12:15 15.08.2025 12:15 Një person dyshohet se është goditur për vdekje në Pejë nga një kamion. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi”në lagjen Dardania të këtij qyteti. Personi i takon moshës 60-vjeçare ndërsa ka qenë me nevoja të veçanta. Ekipi i zjarrfikësve po heq trupin nga vendi i ngjarjes.