Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kamenicë: Një person dërgohet në QKUK, u lëndua si pasojë e zjarrit

NULL NULL
11.02.2024 08:25
Zjarri
Foto: Ilustruese

Një burrë u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës.

Ai u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë, njofton policia, transmeton Klankosova.tv

“Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në në njoftim.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

lajme të ngjashme