Kamberi: Lugina e Preshevës do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Shqipërisë NULL NULL 04.03.2025 18:19 04.03.2025 18:19 Shaip Kamberi ka njoftuar se sot e ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Kamberi njoftoi se takimi u zhvillua në Beograd. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, tha se Lugina e Preshevës do të vazhdojë edhe më tej të ketë mbështetjen e Republikës së Shqipërisë.