Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kamberi fton ndërkombëtarët ta ndalojnë Vuçiqin që t’u hakmerret shqiptarëve të Luginës

NULL NULL
28.09.2023 13:34
Kamberi
Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që ta parandalojnë çdo tentativë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ky reagim i Kamberit vjen pasi Vuçiqi mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve të Kosovës, kishte edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”, raporton Klan Kosova.

“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamber.

lajme të ngjashme