Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaja Kallas nis sot punën si kryediplomate e Bashkimit Evropian

NULL NULL
01.12.2024 08:16
Belgium Parliament Hearings
ARKIV: E nominuara për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Foto: AP

Ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, nga sot do ta merr detyrën e re.

Ajo do ta pasojë Josep Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.

Kallas me këtë rast tha se është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll.

“I dashur Josep Borrell , është një nder i jashtëzakonshëm të ndjek hapat e tu pas 5 viteve të vështira @eu_eeas në formësimin e jashtëm dhe të sigurisë së BE-së”, ka shkruar Kallas.

lajme të ngjashme