Juventusi transferon Joao Marion NULL NULL 24.07.2025 23:46 24.07.2025 23:46 Juventusi, e ka finalizuar transferimin e Joao Marion nga Porto. Vlera e këtij transferi kap shifrën e 11.4 milionë euro + 1.2 milionë euro bonuse, si pjesë e një marrëveshjeje që përfshin kalimin e Alberto Costës në drejtim të kundërt. 25 vjeçari, nënshkroi kontratë deri në qershor 2030, pas testeve mjekësore të suksesshme. Mbrojtësi i djathtë shquhet për fleksibilitetin taktik, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 42 ndeshje dhe 7 asiste me Porton. Ndërkohë, Costa kalon te Porto për 16 milionë euro, duke i sjellë fitim të pastër Juventusit, që e bleu nga Vitoria për 12.5 milionë në janar. Pagesat për Marion do të shpërndahen në katër vite, në përputhje me kriteret e qëndrueshmërisë financiare.