Juventusi i ka gati 100 milionë euro për këtë mesfushor NULL NULL 31.12.2025 13:03 31.12.2025 13:03 Juventusi po përgatit një goditje të madhe në merkato dhe ka vendosur Sandro Tonalin si objektivin kryesor për verën e vitit 2026. Mesfushori italian, aktualisht pjesë e Newcastle United, është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Premier League. Sipas mediave italiane, në Torino e shohin Tonalin si pjesë kyçe për rindërtimin e mesfushës dhe janë të gatshëm të investojnë rreth 100 milionë euro për kartonin e tij. Megjithatë, Newcastle nuk ka urgjencë ta shesë dhe çdo negociatë pritet të jetë shumë e vështirë. Juventusi do ta ndjekë nga afër situatën, me synimin për të realizuar një transferim historik.