Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Justin Trudeau dhe i ndjeri Matthew Perry ishin shokë klase: Nuk do t’i harroj kurrë lojërat në oborr të shkollës

NULL NULL
29.10.2023 17:22

Në moshën 54-vjeçare sot ka vdekur aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry.

Për të reaguan një numër i madh i njerëzve përfshirë adhurues të aktorit, si dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm.

Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, i cili e kishte pasur mik që nga shkolla fillore të ndjerin.

“Vdekja e Matthew Perry është tronditëse dhe trishtuese. Nuk do t’i harroj kurrë lojërat në oborr të shkollës që luanim dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që ai u solli”.

“Faleminderit për të gjitha të qeshurat që na shkaktove,  Matthew. Ty të donin të gjithë dhe do t’ju mungosh”, ka shkruar Trudeau në X.

lajme të ngjashme