Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Justin Bieber thotë se seksi me gruan e tij di të jetë i çmendur

NULL NULL
14.02.2020 13:00

Justin Bieber duket se ka vendosur t’iu tregojë fansave të tij disa gjëra shumë intime, siç është seksi me gruan e tij Hailey Baldwin.

Ai ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur se çfarë bën kur ka kohë të lirë dhe kur nuk ka koncerte ose aktivitete të tjera.

“Kur unë jam me gruan time, ne kemi qejf të bëjmë…Besoj që ju e dini se çfarë bëjmë ne. Ndonjëherë seksi bëhet i çmendur…pak a shumë kjo është ajo çfarë ne bëjmë në kohë të lirë”, ka thënë 25 vjeçari.

“Ne kemi dëshirë të shohim filma bashkë, të shohim Netflix dhe të relaksohemi, por definitivisht më shumë na pëlqen të relaksohemi”, ka thënë më tutje ai.

Në muajin shtator, këngëtari Justin Bieber dhe supermodelja Hailey Baldwin janë martuar në një ceremoni ku ishin të pranishëm miqtë dhe familjarët e tyre në Karolinën Jugore.

Në fakt, kjo ishte pak a shumë sikur dasma e tyre e dytë, pasi çifti e kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në vjeshtën e vitit 2018 në New York.

Bieber kohë më parë kishte rrëfyer në “The Ellen DeGeneres Show” se ai kishte pasë mëdyshje nëse mund të jetë plotësisht i përkushtuar ndaj gruas së tij.

lajme të ngjashme