Justin Bieber lajmërohet në Instagram për herë të parë që nga arrestimi i Diddyt NULL NULL 21.10.2024 10:22 21.10.2024 10:22 Justin Bieber ka postuar fotografi në Instagram për herë të parë që nga arrestimi i mentorit të tij të dikurshëm, Sean “Diddy” Combs”. Artisti 30-vjeçar postoi fotografi me pajisje të shumta muzikore. Këngëtari i cili në gusht mirëpriti fëmijën e tij të parë me gruan Hailey Bieber, nuk bëri asnjë përshkrim në postime pos që vendosi emojin e aparatit fotografik për të treguar kush i realizoi ato. Në rastin në lidhje me Combs, manjati i muzikës është goditur nga një valë të re padish duke e akuzuar atë për përdhunim të grave, sulme seksuale ndaj burrave dhe ngacmim të një djali 16-vjeçar. Të paktën gjashtë padi u ngritën kundër Combs në gjykatën federale në Manhattan, duke shtuar një listë në rritje të pretendimeve ligjore kundër tij e të cilat ai i ka mohuar, transmeton Klankosova.tv. View this post on Instagram A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)